Ambassadori italian në Kosovë, Antonello De Riu u takua me Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, për të diskutuar sfidat me të cilat përballen të kthyerit dhe situatën e komuniteteve në Kosovë.
Sipas njoftimit të ambasadës italiane bëhet e ditur se ata shkëmbyen gjithashtu mendime mbi kontekstin aktual dhe perspektivat e ministrit Rashiq për zgjedhjet e ardhshme nacionale.