![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar VV-në në lidhje me miratimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke thënë se partia në pushtet u kujtua të miratonte këtë ligj vetëm në fund të mandatit, pasi e la vendin pa sigurime shëndetësore për katër vjet.
Tutje, ai ka shkruar edhe se, ligji i miratuar sot është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen.
‘‘Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore. Në fund të mandatit, brenda një dite, miratuan ligjin për sigurimet shëndetësore në të dy shqyrtimet, i cili është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen’’, ka shkruar Hoti.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)