Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputetët e LVV-së nuk i lejojnë anëtarët e Listës Serbe që të të marrin pjesë në seancën plenare

Deputetët e LVV-së nuk i lejojnë anëtarët e Listës Serbe që të të marrin pjesë në seancën plenare

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë lejuar anëtarët e Listës Serbe që të nënshkruhen në seancën e sotme plenare.

Sipas tyre këta deputet nuk kanë të drejtë që të vinë më në Kuvend, derisa deputeti, Halil Thaçi ia përmend edhe vrasjes e policit të Kosovës, Afrim Bunjakut.

Deputetët e LVV-së, po ashtu ia kanë përmendur edhe kryeterroristin, Millan Radoijçiqin.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se janë duke i përdorur paratë e taksapaguesve.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Listës Serbe që ta lirojnë Kuvendin.

“Kuvendin e Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni, me të vërtetë e patolerueshme se në Kuvendin e Kosovës si sjellje, një herë në gjashtë muaj vini në Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni, shkoni edhe i rrini gatitun shefit tuaj Radoiçiqit dhe vini këtu dhe keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës, turp të keni ndërpritet kjo seancë dhe iu kërkoj ta lironi Kuvendin”, ka deklaruar ai./tëvë1/