Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj për Gjykatën Speciale: Arrestimet janë të çuditshme

Haradinaj për Gjykatën Speciale: Arrestimet janë të çuditshme

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit të kryera nga Gjykata Speciale, duke i cilësuar ato si të çuditshme, veçanërisht për kohën kur po ndodhin.

Haradinaj ka rikujtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, me arsyetimin se kjo gjykatë është jashtë juridiksionit të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

“Arsyeja pse nuk e kam votuar Gjykatën Speciale bashkë me Aleancën është sepse ajo është mbi juridiksionin e drejtësisë në Kosovë. S’kemi çka të bëjmë, vetëm të reagojmë,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se arrestimet ndodhin pa paralajmërim kur dyshohet për pengim të drejtësisë.