Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, tre të lënduar

Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, tre të lënduar

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Lajmin për TV Arbëria, e konfirmoi Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku”, u përgjigj Ahmeti.

Nga ky aksident kanë pësuar me lëndime trupore tre persona.“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme material”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.