Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen Komisioneve që në orën e njëjtë me seancën e Kuvendit po i mbajnë ato, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për shkak të mungesës së deputetëve, Konjufca ka kërkuar që deputetët të bëhen më serioz dhe të disiplinohen për përgjegjësinë që e kanë
“Kam edhe një vërejtje për komisionet, kjo që keni bërë është jo serioze, duhet të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni, dhe mbajtjes së komisioneve. S’mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara, kështu na e bllokoni punën e Kuvendit. Ju ftoj që të vini në sallë deputetë”, tha Konjufca.
“Tre komisione parlamentare janë duke mbajtur mbledhje për trajtimin e disa projektligjeve, por i kisha lutur dhe iu kisha bërë thirrje sidomos mazhorancën që mos të caktoni mbledhje të komisioneve kur është pikërisht seanca. Ju e keni këtë orë të caktuar të seancës qysh në mbledhjen e kaluar të kryesisë, e keni ditur edhe më herët për agjendën e Kuvendit. Prandaj, të jeni të kujdesshëm herave të tjera mos na caktoni komisione pikërisht në orën 10:00, ditën e enjte”, tha ai.