Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jeta Rafuna Hasani: Forca e re për shpresë dhe zhvillim në Kuvendin e Kosovës

Jeta Rafuna Hasani: Forca e re për shpresë dhe zhvillim në Kuvendin e Kosovës

Jeta Rafuna Hasani, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, është një figurë e njohur dhe e respektuar në politikën lokale.

Ajo ka treguar përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, duke e fituar besimin e tyre dhe duke qenë asambleistja më e votuar në Komunën e Prishtinës.

Gjatë mandatit të saj si asambleiste, Jeta Rafuna Hasani ka pasur një ndikim të dukshëm në vendimmarrjen e qytetit. Ajo ka mbrojtur interesat e qytetarëve dhe ka kontribuar në miratimin e politikave të rëndësishme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë.

Përkushtimi i saj për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve publike është një dëshmi e angazhimit të saj për një Prishtinë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Si kandidate për deputete, Jeta Rafuna Hasani ka një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Ajo synon të sjellë ndryshimin dhe të kontribuon në përparimin e vendit, duke u fokusuar në reforma të qëndrueshme në arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, me prioritet mbështetje për qytetarët dhe sektorët që mundësojnë krijimin e mundësive për punësim dhe rritje të standardeve të jetesës.

Kandidatura e saj për deputete të LDK-së, u konfirmua gjatë ditës së djeshme ku u mbajt edhe mbledhja e Këshllit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike.

Me përvojën e saj të pasur dhe të provuar në nivel lokal, Jeta Rafuna Hasani është e angazhuar të sjellë përfaqësim të denjë dhe të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

Jeta Rafuna Hasani është një përfaqësuese e fuqishme e komunitetit të saj dhe një lider që ka dëshmuar se e di se si të luftojë për të mirën e qytetarëve.

Me mbështetjen e qytetarëve, ajo është gati të vazhdojë angazhimin e saj për të forcuar dhe zhvilluar Kosovës, duke sjellë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.