Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes një person që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, familjarët akuzojnë mjekët për mos trajtim adekuat

Vdes një person që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, familjarët akuzojnë mjekët për mos trajtim adekuat

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte duke u trajtuar në spitalin regjional të Gjakovës, ka vdekur.

Në lidhje me këtë vdekje, familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Spitali regjional, Gjakovë 18.11.2024, 12:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.