Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çeku: Po vazhdojnë punimet në stadiumin “Adem Jashari”, do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s

Çeku: Po vazhdojnë punimet në stadiumin “Adem Jashari”, do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky stadium do të plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, ka shtuar ministri Çeku.