Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pasi u njoftua se kandidat për deputet nga PDK do të jetë Altin Krasniqi, i biri i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit që po mbahet në Hagë.
Shala ka shkruar se aderimi i Altin Krasniqit në PDK është “ardhje e natyrshme”, teksa ka shtuar se me këtë prurje PDK po dëshmon “se Kosova mundet më mirë”.
“Jam shumë i lumtur teksa e shoh sot në Partinë Demokratike të birin e tij, Altinin. Kandidimi i Altin Krasniqit për deputet nga radhët e PDK-së është një ardhje e natyrshme në shtëpinë e tij, ku trashëgimia politike dhe patriotike e babait të tij gjithmonë ka qenë e gjithmonë do të jetë e pranishme dhe e fuqishme. Me djem të rinj patriotë e profesionistë si Altini, PDK-ja po e dëshmon se Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Shala.