Këngëtarja 34-vjeçare ka treguar imazhin e ri me një pamje të transformuar.
Në tapetin e kuq, ajo ka pozuar me një kostum të gjerë dhe përveçse ka ndriçuar vetullat, ka treguar edhe frizurën e re – që ishte hit në vitet 80 dhe duket se tashmë është kthyer në modë.
Rita është shfaqur me një xhaketë gri të gjerë, pantallona të gjera dhe një këmishë, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me grim të theksuar dhe bizhuteri.
Ajo u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me nënën e saj, Vera Orën.
Meqë ra fjala, këngëtarja me origjinë nga Kosova shfaqet shpesh në tapetin e kuq me dukje të guximshme dhe disa herë ka zemëruar serbët me deklaratat e saj për Kosovën.
Meqë ra fjala, të tillë kanë pasur edhe: David Bowie, Rod Stewart, Keith Richards dhe Paul McCartney në vitet ’70.