Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fitore Pacolli eskalon në fyerje ndaj Abelard Tahirit

Fitore Pacolli eskalon në fyerje ndaj Abelard Tahirit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka eskaluar në fyerje ndaj deputetit dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ajo e ka quajtur “hajn i zdralaftë” kolegun opozitar.

“Hajni i zdralaftë AbelardË Tahiri. Deputeti me shurdhuese që vjen nga liga e parë e hajnisë e di shumë mirë që në rastin e granteve nuk ka korrupsion e hajni. Këta e dijnë mirë sepse janë ekspertë të çështjes, e njohin mirë. Janë ekspertë për hajni e korrupsion. Prapa kamerave bashkë me disa pseudo analistë e pranojnë që aty nuk ka asgjë por po thonë “duhet me ju mëshue”. Pra, ju jeni koordinuar të na mëshoni por sa më shumë të na mëshoni veç më të fortë na bëni. Deputeti duhet të na tregoj ku e ka lënë shurdhuesin e revoles si dhe qysh i bani milionat!? Mjafton ta shohin deklarimin e pasurisë zyrtare në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe qartësisht çfarë rritje enorme të pasurisë e ka bërë. Prandaj hajn zdralan je. Dhe paramendo kur edhe emrin e tënd nuk din ta shkruash?!”, ka shkruar ajo.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas deklaratave të deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi i cili tha se jemi krenar para qytetarëve, ashtu siç nuk ishte asnjë qeveri tjetër më parë.

“Është e vërtetë që kryeministri i tha të gjitha rezultatet dhe arritjet dhe është vështirë pas këtij fjalimi”, ishin fjalët e Rrustemit, e të cilit deputeti i PDK-së ia përmendi grantet e dhëna nga Ministria Bujqësisë për familjarët, vëllain dhe babain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, e gjë për të cilën Tahiri i PDK-së tha se Rrustemi s’i përmendi fare.

“Kur e dëgjon Adnanin, thu a është ky në të njëjtin grup parlamentar me Fitoren që ja jepi vëllait të vet 100 mijë euro grant, e 100 mijë dajës, edhe thu a është bash në parti me këtë Ministër të Mbrojtjes, që e len ushtrinë pa bukë për shkak të kontratave korruptume. Kur e sheh tu fol për korrupsion, thu a është në parti me Liburnin që i ka falë mbi 10 milionë euro të dokumentuara këto borxhe, oligarkëve në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri i PDK-së.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, fotografia më e dhimbshme e këtyre katër viteve qeverisje të Kurtit, ai tha se është emigrimi i qytetarëve, ku vetëm gjatë vitit 2021-2021, sipas tij 50 mijë qytetarë kanë lëshuar Kosovën.

“Cila është Kosova sot pas katër vitesh qeverisje të Kurtit. Në zgjedhjet e vitit 2021 qytetarët vendosën për Kurtin, por cila është pamja sot. Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi i qytetarëve të Kosovës. Bazuar në statistike gjatë katër viteve, 2021-2022 del që rreth 50 mijë qytetarë e kanë lëshu Kosovën. E për tri vite 110 mijë punlëtore e kanë lëshu Kosovën, shifra tmerruese”.

“Fotografia më e dhimbshme që e ka krijuar kjo qeveri është migrimi i qytetarëve tanë. Janë rreth 600 mjekë që e kanë lëshuar Kosovën”, tha Tahiri.

Ai përmendi se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione ende, dhe se Kurti vazhdon ta lëjë vendin ende nën to.