Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë një deklaratë të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë gjatë një debati në Kuvend, duke kritikuar ashpër disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha ka ngritur pikëpyetje për moshën që disa prej deputetëve të pozitës kishin gjatë luftës dhe ka vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të folur mbi çështje të ndjeshme si patriotizmi.
Në fjalën e tij, ai i ka adresuar deputetët e VV-së me një ton kritik, duke thënë:
“Bac, sa vjet i ke pas ti në luftë? Nëse ti ke qenë minor, sa vjet i ka pas baba yt? Kujna po i folni për sovranite e patriotizëm”, ka thënë Bekë Berisha.