Deputetja e LDK-së, Fitnete Bejta, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, si frymëzuesin më të madh të atdhedashurisë për Kosovën
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot “kujtojmë veprën e intelektuale dhe politike të Rugovës që i shërbeu popullit e shtetit tonë, e cila do të mbetet përjetësisht sfond ndriçues i të ardhmes sonë shtetformuese dhe prosperuese”.
Postimi i saj i plotë:
Presidenti Ibrahim Rugova është frymëzuesi më i madh i atdhedashurisë sonë për Kosovën. Ai është ideologu i rrallë që e pa Kosovën shtet nga largësia e kohërave të errëta, duke e orientuar popullin tonë me mençuri drejt vlerave të demokracive perëndimore.
Sot, në ditëlindjen e tij, kujtojmë veprën e intelektuale dhe politike të Rugovës që i shërbeu popullit e shtetit tonë, e cila do të mbetet përjetësisht sfond ndriçues i të ardhmes sonë shtetformuese dhe prosperuese.
#PresidentiRugova