Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Padi e re/ Diddy akuzohet se e ka mbajtur të varur një grua mbi ballkonin e katit të 17-të?!

Padi e re/ Diddy akuzohet se e ka mbajtur të varur një grua mbi ballkonin e katit të 17-të?!

Një grua ka paditur Sean “Diddy” Combs, duke e akuzuar atë për mbajtjen e saj (të varur) mbi ballkonin e katit të 17-të të banesës së ish të dashurës së tij, Casandra “Cassie” Ventura.

Ajo kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim për shqetësimin emocional që ka pësuar, duke përmendur këtë incident si një nga momentet më dramatike të abuzimit. Padia përmban akuza të tjera, duke pretenduar një model të përhapur të abuzimit ndaj grave, burrave dhe të miturve nga Combs.

Përfaqësuesit ligjorë të Combs kanë mohuar akuzat, duke thënë se ato janë të pabaza dhe se këto pretendime janë ngritur që nga viti i kaluar, kur gruaja, e cila është identifikuar si Bongolan, ka kërkuar përfaqësim ligjor për të ndjekur padinë. Ata kanë theksuar se Combs është i bindur se akuzat do të rrëzohen në fund.

Themes by WordPress