Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mungesa e takimit Kurti-Osmani, analisti: Kosova udhëhiqet nga njerëz inatçi, dhe këta prodhojnë pakoordinim total

Mungesa e takimit Kurti-Osmani, analisti: Kosova udhëhiqet nga njerëz inatçi, dhe këta prodhojnë pakoordinim total

Analisti politik, Dritëro Arifi në një përgjigje për TV Arbëria ka komentuar mungesën e një takimi mes Presidentës së vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kjo e dëshmon se Kosova është një shtet pa koordinim.

“Sa i përket sulmit të fundit terrorist kundër kanalit të ujit, po besoj që edhe një herë po e dëshmojmë se jemi një shtet i pakordinuar si në politikën e brendshme, për fat të keq edhe të jashtme, sepse ajo mandej është reflektim i të gjitha mekanizmave që funksinojnë në politikën e brendshme”, ka thënë Arifi.

Sipas Arifit Kosova udhëhiqet nga njerëz inatçi dhe kjo prodhon pakoordinim total.

“Me një fjalë mund të them se Kosova udhëhiqet nga njerëz inatçi dhe normalisht këta prodhojnë pakoordinim total, nuk kemi qëndrime në shumë raste kemi parë që nuk kemi qëndrime të unifikuara si shtet, si duhet të reagohet dhe se si duhet të veprohet tutje, po na mungon koherenca dhe kjo është jokoherenca i takon zakonisht vendeve të pazhvilluara dhe jo me mentalitet shumë të avancuar”, tha ai. /TV Arbëria