Në lidhje me mungesën e një takimi mes Presidentës së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pas sulmit të kanalit të ujit në Ibër-Lepenc, TV Arbëria i është drejtuar Presidencës së Kosovës me disa pyetje në lidhje me këtë temë.
Këshilltari për media, Bekim Kupina në përgjigjen për TV Arbëria ka thënë se presidentja është vazhdimisht në komunikim me institucionet e vendit si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
“Presidentja është vazhdimisht në komunikim me institucionet tona si dhe me partnerët ndërkombëtar sa i përket situatës së sigurisë në vend”.
Po ashtu Kupina e konfirmon për TV Arbëria se Presidentja nuk mori pjesë në mbledhjene Këshillit të Sigurisë, pasi u sulmua kanali i ujit Ibër-Lepenc, duke thënë se sipas Kushtetuetës, Presidentja e udhëheq këtë takim vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja udhëheq takimet e Këshillit të Sigurisë, vetëm kur miratohet gjendje e jashtëzakonshme.
Në situata të tjera, presidenten e përfaqëson shefja e stafit, e cila ka qenë e ftuar për këtë takim nga ana e Këshillit dhe ka marrë pjesë”, tha Kupina për TV Arbëria.
Përgjigjja nga Presidenca, pa ndërhyrje:
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja udhëheq takimet e Këshillit të Sigurisë, vetëm kur miratohet gjendje e jashtëzakonshme.
Në situata të tjera, presidenten e përfaqëson shefja e stafit, e cila ka qenë e ftuar për këtë takim nga ana e Këshillit dhe ka marrë pjesë.
Presidentja është vazhdimisht në komunikim me institucionet tona si dhe me partnerët ndërkombëtar sa i përket situatës së sigurisë në vend.
Bekim Kupina, këshilltar për Media
Lexo edhe;