Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar listës së kandidatëve të PDK-së për deputet.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
“Jemi të lumtur që sot Drin Ejupi po i bashkohet listës së Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Një gazetar i dëshmuar, plot energji pozitive dhe me shumë ide e vullnet për t’u angazhuar për një Kosovë ma të mirë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.