Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi ishin aksidentuar në gjendje të dehur.
Gjatë arrestimit ata i kanë sulmuar policët.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë / 01.12.2024 – 00:28. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.”