Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sulmi në Ibër-Lepenc, gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit të arrestuar dje

Sulmi në Ibër-Lepenc, gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit të arrestuar dje

Njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Këtë lajm e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji”, tha GashI.