Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti njofton për kanalin e Ibër-Lepencit, thotë se shumë shpejt pritet të normalizohet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq

Kurti njofton për kanalin e Ibër-Lepencit, thotë se shumë shpejt pritet të normalizohet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për përmirësimin e furnizimit me ujë pas sulmit në Ibër-Lepenc.

Sipas tij, prurjet e ujit në Kombinatin Energjitik të Kosovës (KEK) kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë për Termocentralin “Kosova B”.

Gjithashtu, Kurti njoftoi se ka rifilluar furnizimi me ujë për fabrikat e ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, ndërkohë që qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit kanë filluar të furnizohen me ujë. Ai shtoi se së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë edhe për qytetarët e Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit.