Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli për raportin Kurti-Osmani: Një shembull ky tragji-komik i mënyrës se si drejtohet sot shteti

Kasolli për raportin Kurti-Osmani: Një shembull ky tragji-komik i mënyrës se si drejtohet sot shteti

Analisti politik Afrim Kasolli, ka komentuar mbi raportin e presidentes së vendit dhe kryeministrit, shkruan TV Arbëria.

Kasolli ka thënë se sipas disa veprimeve shihet se raportet mes Kurtit dhe Osmnait nuk janë fare të mira.

“Aq e madhe është çarja e raporteve ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti sa te dy nuk gjeten ende kohe per t’u takuar edhe pas sulmit me ekstrem terrorist kunder Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kasolli.

Tutje thotë se Osmani ka zhvilluar disa takime pas sulmit në Zubin Potok, por jo edhe me udhëheqësit e pushtetit aktual.

Analisti këtë e cilëson si një “tragji-komik”.

“E para e shtetit ka biseduar ne telefon me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur ne zyre komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, si dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe atë të BE-së, por nuk eshte takuar me asnjërin nga mbartësit e brendshëm te pushtetit. Madje, as me shefin e AKI-se qe do duhej t’i raportonte asaj per krizën me te madhe te sigurise qe është përballur shteti yne. Ndërkohë, kryeministri Kurti i rrethuar me forca speciale policore ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur kohe te takohet me presidenten e vendit edhe pse sipas njoftimit zyrtar, per kete arsyje ajo e kishte anuluar vizitën shtetërore në Brunei.

Nje shembull ky tragji-komik i menyres se si drejtohet sot shteti”, ka shkruar Kasolli.

Postimi i tij: