Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook rreth sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc.
Peci tha se kemi qene me fat qe sulmi i mbremshem terrorist nuk rezultoi me dëme më të mëdha.
“Inxhinieret, tekniket dhe punetoret qe e sanuan ne nje afat rekord demin e ketij akti terrorist jane heronjet e mbremjes se kaluar, qe e shpetuan vendin tone nga potenciali i krizes humanitare dhe ekonomike me pasoja te papercaktuara. Poashtu, Kosova ne kete situate nuk ishte e vetmuar! Vendet kyce te perendimit, BE-ja, dhe KFOR-i e denuan aktin terrorist dhe i qendruan ne krah vendit tone” shkruan Peci në Facebook.
Por ai tha se një gjë duhet të jetë e qartë, “Serbia nuk mund të krijoj realitet të ri politik në veri me perkrahje të dhunes, ndersa Kosova nuk mundet ta qeverisë veriun vetem me masa policore”
“Serbia duhet ta zhbeje me mbikqyrje nderkombetare “Civilna Zastiten” dhe nenproduktin e saj “Brigaden e Veriut”, ndersa Kosova duhet te kete plan te perkrahur sidomos nga Quinti per shtrirjen e sovranitetit demokratik ne veri te vendit. Perndryshe, mendoj se potenciali i rrezikut te sulmeve terroriste dhe incidenteve te armatosura do te vazhdoj te jete prezent” shkruan Peci në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Besoj se kemi qene me fat qe sulmi i mbremshem terrorist nuk rezultoi me deme me te medha qe do e kishin lene regjionin e Mitrovices dhe nje pjese te rrafshit te Kosoves pa uje dhe vendin pa prodhim te energjise elektrike per nje kohe te gjate.Inxhinieret, tekniket dhe punetoret qe e sanuan ne nje afat rekord demin e ketij akti terrorist jane heronjet e mbremjes se kaluar, qe e shpetuan vendin tone nga potenciali i krizes humanitare dhe ekonomike me pasoja te papercaktuara.
Poashtu, Kosova ne kete situate nuk ishte e vetmuar! Vendet kyce te perendimit, BE-ja, dhe KFOR-i e denuan aktin terrorist dhe i qendruan ne krah vendit tone.
Policia e Kosoves veproi shpejte dhe tanime jane arrestuar tete persona te dyshuar per kete akt terrorist. Shqetesuese eshte sasia e armatimit qe eshte gjetur sot, dhe kjo tregon potencialin e nje konflikti te armatosur te kombinuar me akte subversive terroriste.Mirepo, besoj se nje gje duhet te jete e qarte, dhe ajo qe Serbia nuk mund te krijoj realitet te ri politik ne veri me perkrahje te dhunes, ndersa Kosova nuk mundet ta qeverise veriun vetem me masa policore!
Serbia duhet ta zhbeje me mbikqyrje nderkombetare “Civilna Zastiten” dhe nenproduktin e saj “Brigaden e Veriut”, ndersa Kosova duhet te kete plan te perkrahur sidomos nga Quinti per shtrirjen e sovranitetit demokratik ne veri te vendit. Perndryshe, mendoj se potenciali i rrezikut te sulmeve terroriste dhe incidenteve te armatosura do te vazhdoj te jete prezent.Ne keto momente, fjalori joinflamator, mosperdorja e veriut per qellime elektorale, dhe mosdevijimi nga obligimet kushtetuese si shtet multi-etnik do te jene disa nga elementet percaktuese per te ardhmen e vendit tone ne keto kohera turbulente!