Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 16 të vrarë nga sulmet ajrore në Alepo

16 të vrarë nga sulmet ajrore në Alepo

Të paktën 16 persona janë vrarë nga sulmet ajrore në Alepo të Siriesë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, vrasjet në fjalë ndodhën në një tubim të njerëzve në rrethrrotullimin e Al Basel të shtunën, kurse edhe 20 persona të tjerë u plagosën.

Sheshi Al Basel është shfaqur si një pikë qendrore në inkursion, me luftëtarët që më parë u panë duke rrëzuar një flamur sirian në shesh dhe duke rrëzuar një statujë të vëllait të ndjerë të presidentit Bashar al-Assad, Basel al-Assad.

Grupi monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar shton se beson se sulmet janë kryer nga avionët luftarakë rusë.

Rrugët që të çojnë nga Alepo u bllokuan me makina më herët gjatë ditës së sotme pasi banorët thuhet se u larguan nga qyteti pas një inkursioni nga forcat rebele.

Nga atje është raportuar për “radhë të gjata” makinash që bllokojnë rrugët, shkruan BBC.