Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalit e ujit në Veri

“Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalit e ujit në Veri

Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur sulm terrorist e sabotazh dhe tha se këtë e dënon në termat më të ashpër.

Në një komunikatë në faqen zyrtare, BE-ja tha se u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in.

“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se mesazhe solidariteti i ka përcjellë kryeministrit Albin Kurti sot pasdite.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme. Veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët të sillen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”, thuhet në komunikatë.