Analisti politik Afrim Kasolli, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, rreth konferencës së kryeministrit Albin Kurtit, dhe deklaratave që i tha ky i fundit, pas sulmit në Zubin Potok shkruan TV Arbëria.
Kasolli tha se sulmi i dytë për Kosovën është nga Kurti sepse sipas tij, ai sulmin në Zubin Potok e shfrytëzoi për të sulmuar opozitën dhe mediat.
“Kosova ne oret e vona te nates i përjetoi dy sulme serioze. Te paren ne infrastrukturën e saj kritike, sipas te gjitha gjasave nga Serbia dhe te dytin nga kryeministri Kurti, duke e shfrytëzuar kete rast per qerim te hesapeve me armiqtë e brendshëm, opozitar e medial, pasi keta te fundit i kane shpallur luftë hibride atij, Kosovës dhe kombit shqiptar”, ka thënë Kasolli.
“Sidoqoftë, nje shtet e mbron vitalitetin demokratik kur qytetarët e tij nuk bien pre e asaj skeme, ku domosdoshmërisht dashuria per shtetin dhe kombin duhet ta kalojë nga dashuria per pushtetin”, ka shkruar tutje ai.
Postimi: