Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj dy sulmeve në veri të vendit.
Haradinaj ka thënë se dy shpërthimet në veri manifestojnë mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.
“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane!
Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës” shkruan Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.
Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane!
Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
Mjaft më me filma!