Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve për banimin e përballueshëm në Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog. Vlera e këtij projekti është mbi 38 milionë euro.
Kurti ka thënë se për këtë projekt kanë punuar nga fillimi i mandatit. Ai ka shtuar se së shpejti do të hapet edhe tenderi për komunat e tjera.
“Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm. Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim”, ka shkruar Kurti.