Me rastin e festës së 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme në atelienë e festave kombëtare të shqiptarëve, pasi më të lidhet ngritja e flamurit me shkabën dy krenare nga Skënderbeu Në vitin e largët 1443, në Kështjellën e Krujës, po ashtu shpallja e shtetit shqiptar më 1912, nga Ismail Qemali, ditëlindja e kryeheroit Adem Jashari, si dhe dalja e për herë të parë publikisht e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ftuari i radhës në programin “28 nëntori me 28 çlirimtarë” në TV. Arbëria, ishte edhe Xhevdet Thaci, aktualisht Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, për rajonin e Hasit.
Xhevdet Thaçi, edhe pse ishte duke jetuar në Zvicër në kohën pushtimit brutal të Kosovës, e la komoditetin e jetës në shtetin helvetik për t’u bërë pjesë e kryengritjes së armatosur. Ai kujton sfidat, dilemat dhe vramenedjet shpirtërore që i kishte pasur për këtë proces historik. Sidomos, me 28 nëntor të vitit 1998, kur pas një periudhe jo të lehtë që kishte kaluar Ushtria Çlirimtare të Kosovës, duhej gjetur forca titanike për t’i mobilizuar dhe rigrupuar radhët e saj, për ta vazhduar më çdo kusht luftën. Sepse çdo kthim pas do të ishte një vetëvrasje kolektive kombëtare.
Në tërë ketë betejë epike, pa dyshim se 28 nëntori si festë kishte qenë frymëzim dhe inspirim për popullin shqiptar në ish-Jugosllavi, ngase ishte datë që e mbante gjallë idealin se një ditë shqiptarët do të bashkoheshin.
Për të Ushtria Çlirimtare nuk ishte vullnetare sikur se se ekziston një percepcion i zakonshëm shoqëror. Por reshtmi në radhët e saj ishte obligim kombëtar dhe detyrim atdhetar. Ajo ishte e organizuar dhe jo një veprim stihik.
Pa dyshim sfidë ka qenë se si të bindet populli se lufta ka mbetur opsioni i fundit për ta siguruar lirinë. Mirëpo rënia heroike e familjes Jashari u shndërrua në katalizator për këtë kauzë.
Si një i ri nga rajoni i Hasi ai kujton vështirësitë për të operuar në atë terren. Sepse si një zonë për qarkullim të luftëtarëve dhe për furnizim të Ushtrisë me logjistikë, rajoni i Hasit ishte u rrethuar dhe kontrolluar nga njësitë elite të ushtrisë dhe policisë së ish-Jugosllavisë. Dhe ky fakt tregon se në çfarë fryme sekrete është dashur të operohet në mënyrë që të mos dekonspirohen këto arterie vitale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E, ky aktivitet nuk ka mundur të paramendohet pa devotshmërinë dhe idealin e atyre që ishin të angazhuar nga rajoni Hasit në atë mision historik dhe kombëtar.
Kurse si momente lavdie, krenarie, dhimbje dhe pikëllimi ai kujton se si shumë bashkëluftuar kishin zgjedhur ta pranonin vdekjen për vete me qëllim vetëm që t’i shpëtojnë bashkë luftëtarët e tyre që të mos dekonspiroheshin nga armiku. Kjo edhe ishte njëra nga arsyet që për të 28 nëntori i vitit 1999, ishte i mbushur edhe me pikëllim dhe trishtim edhe pse ishte hera e parë që kjo festë po kremtohej në liri, sepse shumë shokë të tij kishin rënë në beteja për këtë ditë./tvarbëria/