Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arbër Tolaj: mjeku që shëroi plagët e luftës

Arbër Tolaj: mjeku që shëroi plagët e luftës

 

Në edicionin e pestë me “28 çlirimtar” me rastin e festës së 28 nëntorit në TV Arbëria, i ftuar ishte edhe Dr. Arbër Tolaj.

Dr Tolaj ka qenë ushtar i dy luftërave, si asaj në Kosovë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe në Luginë të Preshëvës si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Buajanovc. Këto dy luftëra çlirimtare në përvojën dhe sytë e Dr Tolajt kishin një dallim ndërmjet vete. E para zgjerimi i luftës në Kosovë ishte bërë faza faza, kurse në të dytën ushtarët kishin më shumë shkathtësi edhe për shkak të përvojës në luftën e Kosovës. Mirëpo, në këtë rast edhe pse e kishim mbrapa shpinës Kosovën, pra zonën e Karadaket, megjithatë veprimi është bërë brenda një territori administrativ të Serbisë edhe pse i shkëputur padrejtësisht nga territori i Kosovës.

Por ajo që e kishte dalluar Dr. Tolajn, gjatë këtyre viteve epike të historisë kombëtare, ishte ndihmesa e që kishte dhënë për të plagosurit, si për ushtarët ashtu edhe për popullsinë civile. Pastrim i plagëve, improvizimi i ambienteve shëndetësore në kushte ekstreme u bënë disa nga detyrat ditore të Dr. Tolajt në zonat e luftës. Ai kujton se edhe pse në kushte të pamundura, megjithatë ajo që i mbante të mos stepshin nga ky mision sa human aq edhe historik, ishte morali, qëndresa dhe stoicizmi i të plagosurve. Gjatë kurimit të plagëve të luftës Dr Tolaj, kujton rrezikun me të cilat përballeshin gjatë kalimit nga zona në zonë në mënyrë urgjente, në orët e vona të natës, me automjete me drita të fikura për t’u mos u vërejtur nga forcat armike.

Si momente të pafuqisë morale ai kujtonte rastet kur është dashur t’u kumtohet lajmi familjarëve të atyre që kishin rënë në altarin e lirisë. Mirëpo, ka qenë befasuese mënyra se si pikërisht na inspironin të parët se si vdiset për atdheun nëpërmjet shembullit të fëmijëve të tyre./tvarbëria/