Koalicioni “Lëvizja për Familjen”, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.
Deputeti Eman Rrahmani, ka thënë se si organizim politik, shembull e kanë familjen Jashari, e cila sakrifikoi gjithçka për vendin, kombin dhe shtetin.
“Kemi ardhur këtu për te përkujtuar 28 nëntorin, për të festuar dhe përkujtuar sakrificën e familjes Jashari. Natyrisht neve si organizim politik, model të organizmit dhe qëllim të angazhimit e kemi që të arrijmë familje shqiptare siç ka qenë familja Jashari e cila janë në gjendje që të japin gjithçka për vendin, kombin dhe shtetin tonë. Natyrisht që kjo ditë duhet të na shërbej secilit që të bashkohemi që të angazhohemi dhe të punojmë për qëllimet fisnike të vendit tonë dhe që të mos harrojmë amanetin edhe të Adem Jasharit, familjes Jashari dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar jetën dhe familjet e tyre që neve sot të gëzoj këtë liri bashkë me familjet dhe fëmijët tanë”, ka thënë Rrahmani.