Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me rastin e 28 Nëntorit ka vendosur flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës.
Ajo ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës.
“Flamuri kombëtar shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.