Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limja uron 28 nëntorin, shpërndan videon e betimit të ushtarëve të UÇK-së

Limja uron 28 nëntorin, shpërndan videon e betimit të ushtarëve të UÇK-së

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka uruar festën e 28 nëntorit.

Limaj ka thënë se kjo festë simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri.

28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht.

Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali.

Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne“.

Postimi i plotë:

Urime festa e shenjtë e kombit tonë, 28 Nëntori!

Festa kjo që simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri.

28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht.

Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali.

Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë kombi shqiptar!

Themes by WordPress