Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dërgohet në mbajtje për 48-orë shoferi që e goditi për vdekje 80-vjeçaren në Drenoc

Dërgohet në mbajtje për 48-orë shoferi që e goditi për vdekje 80-vjeçaren në Drenoc

Shoferi i veturës që e ka goditur 80-vjeçaren sot në Drenoc të Klinës, e cila ka vdekur pas lëndimeve të marra, është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Në një njoftim të dërguar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

E ndjera ishte goditur derisa ishte duke e kaluar rrugën me bashkëshortin e saj.