Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fabrika për municion, Shala i PSD-së: Qesharake, veprim i Kurtit për fushatë elektorale

Fabrika për municion, Shala i PSD-së: Qesharake, veprim i Kurtit për fushatë elektorale

Azdren Shala nga PSD në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka komentuar premtin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e monicionit.

“Është një nga ato veprimet e Kurtit për fushatë elektorale, krejt për konsum të brendshëm”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, Kurtin e ka mbajtur gjallë deri tani theksi i luftës.

“Theksi i luftës, Kurtin e ka mbajtur gjallë. Jo më larg se një javë Kurtin e pamë duke thënë një deklaratë skandaloze se Serbia e ka në plan me iu hakmerr Kosovës me demek ky është plani i tij i dytë. Unë jam tu përgatit për atë”, ka thënë Shala në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.