Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka theksuar se në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, e cila mban emrin e Kryetarit hero Ukë Bytyqi, sot u ndje fryma e bashkimit dhe përkushtimit për të ardhmen e Kosovës.
Mulaj vlerësoi angazhimin e LDK-së në rrugëtimin drejt ndryshimit të Kosovës dhe përkushtimin e palëkundur për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ai theksoi se ky është amaneti i dy figurave historike, Presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryetarit Ukë Bytyqi, që vazhdojnë të frymëzojnë çdo hap për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurta për Kosovën.