Kryetari i Bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj përmes një shrkimi në Facebook, ka njoftuar se Malisheva do t’i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përcjell TV Arbëria.
Tutje, Veliaj theksoi se Tirana do t’i mirëpret miqtë nga Komuna e Malishevës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare.
Njoftimi i tij i plotë:
Malisheva i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!
Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Malishevës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare 🦅
Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”.