Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar ushtarët, oficerët dhe nënoficerët me rastin e Ditës së FSK-së, shkruan TV Arbëria.
“Ushtarë, oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gëzuar kjo ditë e bekuar, gëzuar për juve dhe Republikën e Kosovës“, ka uruar ai.
Lladrovci ka theksuar se “ëndrrat shekullore në Kosovë për ushtrinë tonë, janë realitet. Krenar me arritjet tuaja, krenar me profesionalizmin tuaj, dje UÇK, sot FSK, gëzuar!”
Postimi i tij i plotë:
Ushtarë, oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gëzuar kjo ditë e bekuar, gëzuar për juve dhe Republikën e Kosovës.
Ëndrrat shekullore në Kosovë për ushtrinë tonë, janë realitet. Krenar me arritjet tuaja, krenar me profesionalizmin tuaj, dje UÇK, sot FSK, gëzuar!