Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpenzimet për reklama në Facebook të kandidatëve kryesorë të opozitës, Muharremi tregon shifrat

Shpenzimet për reklama në Facebook të kandidatëve kryesorë të opozitës, Muharremi tregon shifrat

Analisti, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë mbi shpenzimet e kandidatëve për kryeministër të opozitës për reklama në Facebook gjatë javës së fundit dhe tre muajve të fundit, në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, gjatë javës së fundit, shpenzimet për reklama në Facebook nga kandidatët ishin si vijon: Bedri Hamza ka shpenzuar €768, Memli Krasniqi €717, Ramush Haradinaj €418, dhe Lumir Abdixhiku €393.

Në lidhje me shpenzimet gjatë tre muajve të fundit, Muharremi rendit Ramush Haradinaj në krye me €3,784, pasuar nga Memli Krasniqi me €3,510, Bedri Hamza me €2,691 dhe Lumir Abdixhiku, i cili ka shpenzuar €457.

Themes by WordPress