Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qeveria e Kosovës merr dy vendime të mëdha për sportin

Qeveria e Kosovës merr dy vendime të mëdha për sportin

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë marrë dy vendime për sportin.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se Kosova për herë të parë bëhet me strategji të sportit.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Strategjia Shtetërore për Sport 2025-2030, dokumenti që vjen si zotim i Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejmë të sportit në vend dhe konsolidimin e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare.

Qeverisja e mirë dhe integriteti në sport, avancimi i performancës sportive në arenën garuese, shoqëri aktive dhe e shëndetshme, diplomacia publike dhe zhvillimi ekonomik përmes sportit janë katër qëllimet kryesore të kësaj strategjie.

Në këtë mbledhje u miratua poshtu Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, i cili krijon bazën ligjore për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në historinë e vendit tonë.

Përmes tij, ndër të tjera Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë publik, themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.”, ka shkruar Çeku.