Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pasi persona të panjohur hodhën dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, mbrëmjen e së martës,
Peci e ka quajtur aktin të papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.
Përderisa është zotuar se do të angazhohet për të siguruar që do të merren masat e nevojshme, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar Peci në Facebook.