Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka udhëtuar drejt Tiranës, dhe është pritur në takim nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Në Facebook, Hamza ka shkruar se qëndrojnë të bashkuar për të punuar së bashku për të ardhmen.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së në fund thotë se kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, më mirë janë shqiptarët kudo që jetojnë.
“Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, shkruan Hamza.