Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PSD-ja i jep mirënjohje Alban Hysenit të VV-së: Kunati i vitit

PSD-ja i jep mirënjohje Alban Hysenit të VV-së: Kunati i vitit

Partia Socialdemokrate i ka ndarë mirënjohje kryetari të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Anëtari i kësaj partie është futur brenda sallës së Kuvendit Komunal dhe nga aty ka tentuar t’i japë mirënjohjen Hysenit.

“Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”, shkruan në ‘mirënjohje’.

Por nuk mjafton me kaq, ironia e PSD preku edhe drejtorin, Shpend Nuhiu të cilin e kishin pagëzuar me titullin Drejtor i Nepotizmit.

Pas kësaj anëtari i PSD-së është larguar nga sigurimi prej sallës.

https://www.facebook.com/reel/1089150702340734
“Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është kunati i vitit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Ditë më parë, vet Alban Hyseni ka pranuar se ka pasur punësime familjare në komunë.