Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se gjatë ditëve në vijim SHBA do të rinisë përpjekjet për një armëpushim në Gaza.
Në një postim, Biden tha: “Gjatë ditëve në vijim, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një shtytje (përpjekje) tjetër me Turqinë, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe të tjerët për të arritur një armëpushim në Gaza me pengjet e liruara dhe një fund të luftës pa Hamasin në pushtet”.
Përpjekjet e një viti të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë pasur sukses që nga një pauzë e shkurtër në luftime dhe lirimi i disa pengjeve që zgjati nga 24 nëntori 2023 deri më 30 nëntor 2023, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Më herët të mërkurën, zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se grupi “është i interesuar të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës në Gaza”, por, ai pohoi, “Problemi ishte gjithmonë me [kryeministrin izraelit Benjamin] Netanyahu, i cili ka gjithmonë i ka shpëtuar arritjes së një marrëveshjeje”.