Është miratuar emërimi i komisionit ‘ad-hoc’ për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ky komision ka për detyrë “zhvillimin e procedurave rekrutuese për këtë pozitë”, ndërsa tregoi emrat e anëtarëve: “Zonja Anita Alaj Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; zonja Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zoti Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve; zonja Ardiana Krabi, ushtruese e detyrës së udhëheqëses në divizionin e burimeve njerëzore në Ministrinë e Arsimit dhe zoti Safet Fazliu, ekspert i jashtëm”.
Propozimet, ajo tha se “janë bërë në konsultim me ministritë e linjës”.