Analistja Zana Avdiu tha se në të kaluarën shkollat e kanë “mbytë mendimin kritik”, teksa u shpreh se sot i gëzohet mësimit gjithëditor në disa shkolla të Prishtinës.
Avdiu tha se në të kaluarën mësimi bëhej për t’ua memorizuar nxënësve tekstet e librave.
“Shkollat na kanë mbytë mendimin kritik, na kanë mësu vetëm me mbajtë mend dhe nuk është që ka pas mësim cilësor. I pash shumë gjenerata, unë po i gëzona faktit që sot po fillon me ndryshu kjo qasje, mundësia për fëmijët të cilët kanë më shku në shkolla dhe kanë me pas një mësim tërëditor”, tha Avdiu në Pressing.