Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani takohet me Presidentin e Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë, flasin për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Osmani takohet me Presidentin e Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë, flasin për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve.

Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, ka shkruar Osmani.