Ish drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati është emëruar Drejtor i Pergjithshëm i televizionit ABCNEWS në Shqiperi. Këtë e ka bërë të ditur permes rrjeteve sociale vetë Kastrati.
I njëjti ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të RTK-së, tre muaj para skadimit te mandatit të tij, shkarkim ky i cili ishte cilësuar i paligjshem nga Inspektorati i Punës.
I paligjshëm ishte vlerësuar edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë për shkarkimin e bordit kishte reaguar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Kastrati bëhet drejtori i parë nga Kosova që udhëheq një medium kaq të madh në Tiranë.
ABC NEWS, është një nga tre televizionet më të shikuara në Shqipëri, ndërsa pjesë e saj janë Sokol Balla, Artur Zheji, Enkel Demi e shumë gazetarë të njohur në Shqipëri.