Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka reaguar se në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet po punohet, që sipas tij ka masë të sigurisë nga Gjykata.
Sveçla thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga Prokuroria e Shtetit.
“Edhe sot, në qendër të qytetit, po punohet në rrugën Rexhep Luci e për të cilën ka masë të sigurisë nga gjykata. Akoma asnjë veprim nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përuruar të mërkurën nisjen e punimeve në rrugën “Rexhep Luci”, për këtë rrugë Gjykata Komerciale ka marrë dy vendime për mbylljen e punimeve.