Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një grua bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet se ndodhi aksidentalisht

Një grua bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet se ndodhi aksidentalisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një banese në lagjen Apollonia.

Sipas Top Channel, gruaja ende kishte shenja jete.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, por gruaja rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dyshohet se viktima ka qenë duke vendosur rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.